Hyrja dhe Qëndrimi
Hyrja me vizë
Në rast se nuk dispononi një vizë të vlefshme, për udhëtimin tuaj në Austri, ju nevojitet një e ashtuquajtur Vizë-Schengen apo një Leje Qëndrimi.
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për zbatimin e Schengenit (SDÜ) për Austrinë më 1.12.1997, përveç titullit kombëtar të hyrjes (viza D), i cili mund të jepet vetëm nga institucionet austriake të përfaqësimit, u krijuan gjithashtu edhe vizat e njëtrajtshme Schengen.
Shtetet e zonës Schengen janë:
Belgjika, Gjermania, Finlanda, Franca, Greqia, Italia, Luksenburgu, Hollanda, Austria, Portugalia, Suedia, Islanda, Norvegjia, Danimarka dhe Spanja; nga data 20.12.2007 përfshihen edhe Estonia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke dhe Hungaria; nga data 12.12.2008 edhe Zvicra.
Personi që kërkon të pajiset me vizë, duhet të paraqitet personalisht pranë një Ambasade. Ju lutem të merrni para sysh, se për të aplikuar për vizë pranë Ambasadës Austriake në Tiranë mundeni, vetëm nëse destinacioni juaj kryesor është Austria dhe nëse mund të vërtetoni, që vendbanimi juaj është në Shqipëri.
Dokumentet që duhen paraqitur për aplikimin e një vize (në origjinal+fotokopje):
- çertifikata familjare
- ftesa
- dëshmia mbi gjendjen tuaj financiare (vërtetim bankar + historia bankare e 3 muajve të fundit) ose garanci nga pala ftuese
- pasaporta e vlefshme të paktën deri në 3 muaj pas daljes nga Shqipëria + fotokopje të dy faqeve të para të kësaj pasaporte
- pasaporta e mëparshme
- 2 fotografi konform formatit ICAO
- formular aplikimi i plotësuar plotësisht nga aplikuesi në gjuhën gjermane ose në shqip. Formulari duhet të plotësohet me shkronja të mëdha latine dhe duhet të nënshkruhet nga vetë aplikuesi (për aplikuesit e mitur, nënshkrimi duhet bërë nga prindi).
- aplikuesit e mitur duhet të paraqesin çertifikatën e lindjes. Të miturit, të cilët udhëtojnë vetëm ose të shoqëruar nga njëri prind, duhet të paraqesin një deklaratë aprovimi të noterizuar nga të dy prindërit apo nga prindi, i cili nuk udhëton bashkë me ata.
- theksojmë se fëmijët e regjistruar në pasaportat e prindërve duhet të paraqesin aplikime individuale (me fotografi), të cilat do të taksohen më vete.
- sigurimi i shëndetit në udhëtim, i cili plotëson kriteret e mëposhtme:
- një shumë të mbuluar prej minimalisht 30.000 Euro
- i vlefshëm për të gjitha shtetet Schengen (nuk mjafton vetëm për Austrinë)
- kohëzgjatja e sigurimit duhet të korrespondojë me kohëzgjatjen e vizës
- qendra e shoqërisë së sigurimeve duhet të jetë në Austri ose në një vend tjetër të BE-së. Bashkëshortët dhe fëmijët e shtetasve të BE-së dhe të Zonës Ekonomike Europiane, nuk kanë nevojë për këtë sigurim.
Të gjitha dokumentet në gjuhën shqipe duhet të paraqiten të përkthyera në gjermanisht dhe të shkruara me makinë shkrimi / kompjuter.
Sipas arsyes së udhëtimit, mund të nevojiten edhe dokumete të tjera shtesë, për të cilat Ambasada do ju informojë gjatë intervistës suaj pranë kësaj Ambasade.
Taksat
- Vizë tranzit për aeroport kategoria A: 60 Euro
- Vizë udhëtimi kategoria C: 60 Euro
- Taksë vize për shtetasit e vendeve të treta, me të cilat Bashkimi Europian ka lidhur një marrëveshje për vizat (momentalisht Federata Ruse, Ukraina, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi): 35 Euro
- Vizë për fëmijë të moshës 6-12 vjeç: 35 Euro
- Vizë qëndrimi kategoria D: 100 Euro
Taksat e sipërpërmendura duhet të paguhen me para në dorë, në monedhën shqiptare Lek dhe me kursin e këmbimit të vlefshëm për atë ditë (listën aktuale mund ta gjeni pranë konsullatës). Përveç këtyre taksave, nuk ka më taksa të tjera që duhet të paguhen.
Qëndimi afatgjatë në Austri
Austria ka krijuar me kartën „kuq-bardh-kuq“, një sistem të ri mjaft fleksibël të migracionit, i cili i mundëson punonjësve të kualifikuar nga shtetet e treta dhe familjarëve të tyre një emigrim afatgjatë në Austri.
Të gjitha informacionet në lidhje me kartën “kuq-bardh-kuq”, të gjtha kushtet e tjera paraprake në lidhje me të drejtën e punës dhe lejen e qëndrimit si dhe një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi kushtet e jetesës dhe të punës në Austri mund ti gjeni në platformën e migracionit të Qeverisë Federale të Austrisë.
Më shumë informacione mund të gjeni këtu:
Faqja e internetit e Ministrisë së Brendshme Austriake
Për pyetje në lidhje me të drejtën e qëndrimit, mund të drejtoheni sigurisht edhe në Ambasadën Austriake.
Kërkesa për vizë, Vendndodhja dhe Oraret e Punës
Ambasada Austriake në Tiranë
Rruga Frederik Shiroka Nr. 3
Tiranë
Telefon: (+355/4) 22 74 855, 22 74 856
Faks: (+355/4) 22 33 140
E-Mail: tirana-ob(at)bmeia.gv.at
Oraret e pritjes për aplikimin për Vizë dhe Leje Qëndrimi:
Nga e hëna në të premte, nga ora 09.00 deri në orën 13.00, me përjashtim të pushimeve zyrtare austriake dhe shqiptare.
Për aplikimin e vizës apo lejes së qëndrimit nuk është e nevojshme të lihet orar. Nëse dëshironi, mund të lini personalisht një orar takimi me telefon ose me shkrim gjatë orareve të punës të shënuara më lart.
Aktualizimi i fundit: Tetor 2011
