Udhëtimi Juaj për në Austri
Shtetasit shqiptar
Që nga data 15.12.2010, shtetasit shqiptarë të cilët zotërojnë një pasaportë shqiptare të vlefshme biometrike, mund udhëtojnë PA VIZA për qëllime turistike apo biznesi në zonën Shengen, për një periudhë deri në 90 ditë brenda gjashtë muajsh. Nëse kërkohet nga autoritetet kufitare, duhet të paraqisni një vërtetim mbi mjetet e financimit të udhëtimit dhe të qëndrimit Tuaj, si dhe një vërtetim për arsyen e udhëtimit.
Poseduesit e papsaportave të vjetra duhet, që për çdo udhëtim në zonën Shengen, të bëjnë si më parë një kërkesë për vizë (shiko rubrikën ”Hyrja dhe Qëndrimi").
Shtetasit shqiptarë, të cilët planifikojnë një qëndrim afatgjatë në Austri (më shumë se 3 muaj), duhet të bëjnë këkesë për një vizë nacionale austriake (vizë D) ose të kërkojnë një leje qëndrimi pranë Ambasadës (shiko rubrikën ”Hyrja dhe Qëndrimi”).
Për udhëtimin Tuaj ju lutemi të keni parasysh:
Me udhëtimin pa viza në zonën Shengen ju NUK keni të drejtë të filloni punë.
Mes Shqipërisë dhe Austrisë, nuk ekziston ASNJË marrëveshje për sigurimet sociale. Në rast trajtimi mjekësor, duhet të llogarisni pagesën e menjëhershme të të gjitha shpenzimeve të bëra. Prandaj ju këshillojmë, që para udhëtimit Tuaj, të prisni një sigurim të shëndetit në udhëtim, në mënyrë që të gjitha shpenzimet mjekësore të jenë të mbuluara.
FAQ për liberalizimin e vizave (informacion i delegacionit të BE-së në Tiranë)
Fletë informacioni për liberalizimin e vizave (informacion i delegacionit të BE-së në Tiranë)
Për të gjithë shtetasit me nënshtetësi jo shqiptare, të cilët banojnë në Shqipëri, vlejnë rregullat e mëposhtëme
Shtetasit të cilët nuk disponojnë një vizë të vlefshme për të udhëtuar për në Austri i nevojitet një e ashtuquajtur Vizë-Schengen apo një Leje-Qëndrimi. Ju lutemi të keni parasysh, se ju mund të aplikoni pranë ambasadës sonë, vetëm nëse destinacioni juaj kryesor është Austria dhe nëse vendbanimi juaj është në Shqipëri.
Më shumë informacione do të gjeni në rubrikën „Hyrja dhe Qëndrimi”.
SHTETASIT KOSOVARË me pasaportë kosovare dhe vendbanim në Kosovë mund të aplikojnë për Vizë-Schengen në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë, ose në Ambasadën Austriake në Shkup. Për një Vizë D apo për një leje qëndrimi në Austri mund të aplikoni vetëm në Ambasadën Austriake në Shkup.
Përfaqësimi Schengen për shtetin e Zvicrës
Nga data 01.09.2011 Ambasada Austriake në Tiranë do të pranojë kërkesën Tuaj për vizë, nëse dëshironi të udhëtoni për arsye turistike apo biznesi për një qëndrim afatshkurtër (deri në 90 ditë) në shtetin e Zvicrës.
Më shumë informacione për pajisjen me vizë do të gjeni në rubrikën „Hyrja dhe Qëndrimi”.
Informacione mbi qëndrimin afatgjatë në Zvicër mund të gjeni këtu.
Përfaqësimi Schengen për shtetin e Maltës
Nga data 15.11.2011 Ambasada Austriake në Tiranë do të pranojë kërkesën Tuaj për vizë, nëse dëshironi të udhëtoni për arsye turistike apo biznesi për një qëndrim afatshkurtër (deri në 90 ditë) në shtetin e Maltës.
Më shumë informacione për pajisjen me vizë do të gjeni në rubrikën „Hyrja dhe Qëndrimi”.
Aktualizimi i fundit: Tetor 2011
