Ndihmë
Në rast se do të hasni vështirësi për të hapur faqet e Ministrisë Federale për Çeshtje Europiane dhe Internacionale si dhe të Përfaqësive Austriake, ose jeni të mendimit se diçka nuk shkon me këto faqe, lutemi të kontrolloni programimin e Browser-it tuaj.
Kërkojmë Bashkëpunimin tuaj!
Në qoftë se hapni sërisht faqen me të cilën mendoni se ka një problem, ju lutemi të na nisni një Screenshot, bashkë me të dhënat e versionit te browser-it tuaj në adresën: webmaster(at)bmeia.gv.at
Navigacion nëpërmjet kësaj faqeje
Faqja komandohet nëpërmjet një navigacioni kryesor. Kjo gjendet horizontalisht në pjesën e sipërme të faqes. Pikat e navigacionit kryesor, disponojnë respektivisht nga një menu, me anë të të cilës mund të kalohet direkt nga nje faqe, në një pikë tjetër të menu-së, deri në nivelin e tretë.
Në kollonën e majtë, ndodhen gjithashtu pikat e menu-së së nivelit në të cilin ndodheni.
Nëpërmjet string-ut në fillim tëçdo faqeje (në seksionin e mesëm) bëhet e mundëshme në mënyrë analoge, arritja e strukturave të ndryshme të mësipërme (kthehu mbrapa)
Nëpërmjet kërkimit me tekst të plotë, mund të kërkoni nëpërmjet fjalëve kyçe, në të gjithë përmbajtjen e faqes, tema të caktuara specifike.
Në raste problematike me sistemin e navigacionit, ju lutemi të na kontaktoni nëpërmjet e-mail-it: webmaster(at)bmeia.gv.at
Browser & Kritere
Internet Explorer 6.0.x/7.0.x
Firefox 2.0.x
Opera 9.5
Mac OS X/Safari 2.2
Sistemi u testua me këtë tip browser-i.
Në rast se dispononi një tjetër tip browser-i, ose një version të vjetër, njoftojmë se mund të keni probleme me paraqitjen e informacionit në faqe.
Kujdes! Në versione të vjetra të Internet Explorers 6.0, mund të ketë ndryshime në madhësinë e shkrimit si dhe kolaps të sistemit. Në këtë rast, ju lutemi të aktualizoni sistemin tuaj, nëpërmjet funkcjonit të Update-imit të integruar të Microsoft-it.
Plug-Ins:
nuk janë të nevojshëm
Cookies:
Këshillohet të jenë të aktivizuar, për një funksionim sa më efikas të sistemit të kërkimit.
Software Shtesë:
Për të parë dokumenta të ndryshme, të cilat mund t‘i gjeni në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtëme, do të keni nevojë për programin "Adobe Acrobat Reader". Ky Software mund të shkarkohet gratis nën linkun e mëposhtëm: Adobe
Limite gjatë Nisjes/Marrjes së E-Mail-eve
Për arsye kapaciteti dhe sigurie, BMeiA ka vendosur kufizimet e mëposhtëme për komunikimin elektronik, ekstern, siç vijon:
- Qëndra në Vjenë: 10 MB (Megabyte)
- Përfaqësitë Profesionale Austriake : 6 MB
- Përfaqësitë e Organizatave Internacionale Austriake: 6 MB
- Përfaqësia e Austrise në Bashkimin Europian: 10 MB
Formate të caktuara dokumentesh, bllokohen automatikisht për arsye sigurie dhe produktiviteti, nëpërmjet një sistemi filtrimi. (p.sh.Dokumenta-Multimediale, etj.)
Barriera & Komanda Nëpërmjet Tastjerës
Komandat nëpërmjet tastjerës janë kombinime të ndryshme të tastave të kompjuterit, me anë të të cilave mundësohet një arritje e shpejtë e faqeve të përdorura më shpesh në web.
Navigimi nëpërmjet tastjerës:
Windows: Shtypni Butonin-ALT dhe butonin e caktuar për shkurtimin, pastaj Butonin-Enter.
Macintosh: Butonin-STRG dhe butonin e caktuar për shkurtimin.
Ju lutem kini parasysh se komandat nëpërmjet tastjetërs, funksjonojnë vetëm në versionet Microsoft Internet Explorer 4 dhe Netscape 6.
Faqet e kësaj paraqitjeje në Web kanë këto shkurtime:
1 - Faqja Kryesore
4 - Kërko
5 - Treguesi i Pozicionit
6 - Informacione Shtesë
7 - Tek Navigacioni Kryesor
8 - Tek Nënmenutë
2 - Direkt tek Përmbajtja
Me përdorimin e Butonit Space, shfaqen të gjitha link-et ndihmuese, të cilat normalisht nuk duken në ekran.
Përshtatja e Madhësisë së Shkronjave
Përdoruesi mund ta përshtasë madhësinë e shkrimit në faqe sipas dëshirës, me anë të opcioneve në anë të ekranit:
Shkrimi: më i madh • më i vogël
Gjithashtu, në Microsoft Internet Explorer, egziston menu-ja Pamja - Shkrimi. Në gjithë Browser-at e tjerë, mjafton të shtypet Butoni STRG njëkohësisht me + (Plus) ose - (Minus). Me STRG + 0 mund të ktheheni në gjëndjen e mëparshme.
Përshtatja e Ngjyrave & Kontrasti
Ju mund të kontrolloni gjithmonë ngjyrat dhe shkrimin në paraqitjen e faqes suaj. Në Internet Explorer mund ti gjeni këto opcione nën Menu, Extras, Opcionet e Internetit. Në vijim zgjidhni Ngjyrat dhe Llojin e Shkrimit. Më pas, mund të aktivizoni konfigurimin tuaj.
Për përdoruesit e Windows, egziston mundësija për të ndryshuar skemën e ngjyrave të ekranit nëpërmjet kombinimit të tastjerës, ALT(MAJTAS)+STRG(MAJTAS)+PRINT.
