Ambasada
Të nderuar vizitorë!
Është një kënaqësi për mua dhe punonjësit e Ambasadës Austriake në Tiranë, t'ju urojmë përzemërsisht mirëseardhjen në faqen tonë të internetit. Këtu do të gjeni informacione, jo vetëm mbi vendin mikpritës, Shqipërinë, por edhe mbi seksionet e ndryshme që mbulon institucioni, të cilin drejtoj.
Informacione specifike mbi viza, leje-qëndrimi dhe çështje të tjera konsullore, do të gjeni në rubrikën Udhëzues.
Përshëndetje të përzemërta,
Florian Raunig, Ambasador
Vendndodhja dhe Oraret e Punës
Ambasada Austriake në Tiranë
Rruga Frederik Shiroka Nr.3
Tiranë
Telefon: (+355/4) 22 74 855, 22 74 856
Fax: (+355/4) 22 33 140
E-Mail: tirana-ob(at)bmeia.gv.at
Oraret e pritjes për çështje konsullore:
Nga e Hëna në të Premte, nga ora 09.00 deri në orën 13.00, me përjashtim të pushimeve zyrtare austriake.
Shërbimet e emergjencës për qytetarët:
Shtetaset dhe shtetasit austriakë mund të kontaktojnë në raste emergjence në çdo orar Ministrinë Federale për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare në numrin e telefonit (+43/50) 11 50 4411 (brenda Austrisë: 0 50 11 50 4411) të vënë në shërbim të qytetarëve.
Në raste të tjera emergjence mund të kontaktoni gjithashtu Ambasadën Austriake në Tiranë edhe jashtë orareve zyrtare (nga e Hëna në të Enjte ora 09.00-17.30, të Premten ora 09.00-15.00) në numrin e celularit (+355/69) 20 23 051.
Aktualizimi i fundit: Tetor 2011
