Österreich liest 2012 / Austria lexon 2012
Bibloteka Austriake Shkodër organizoi për të shtatën herë rradhazi një Aktivite në kuadër të Festivalit të Letërsisë "Österreich liest. Treffpunkt Bibliothek".
Në bashkëpunim me institutin e gjermanistikës të Universitetit të Shkodrës, me Shkollën Austriake "Peter Mahringer", me Ambasadën Austriake dhe me Konsullatën e Nderit në Shkodër u hartua një program, i cili iu përshtat më së miri qëllimit të këtij aktiviteti, i cili ishte rritja e vlerave të leximit dhe të biblotekave në shoqëri.
"Österreich liest" është kthyer ndërkohë në një pjesë të pandashme të institucioneve gjermanofolëse në Shkodër.
