Këshilla
Informata

- Ostarrichi - certifikata prej 996Fotografi: OEW
Ju lutemi zgjidhni informatën që ju nevojitet në ofertat që qëndrojnë pranë!
Shërbimi për qytetarët austriak është njëra nga detyrat kryesore të ambasadës së Austrisë në Shkup - një detyrë mjaft serioze për ne.
Në faqet tjera, shfrytëzuesve të internet-faqes tonë i ofrojmë një ofertë të gjerë informatash: Ofertat përmbajnë udhëzime për udhëtim në një vend sipas zgjedhjes së tyre (Si dhe paralajmërime eventuale në lidhje me udhëtimin) dhe adresa të plota të ambasadave dhe konsullatave jashtë vendit.
Nën rubrikën “këshilla” kemi përgatitur informata konsullore për përdorimin tuaj, të cilat lehtë mundeni ti gjeni në internet-faqen tonë.
Detyrat e ministrisë federale austriake për punë ndërkombëtare dhe evropiane janë që të japin informata për udhëtim, për austriakët që jetojnë jashtë, informata për humbjen e pasaportës në vend të huaj, për adoptim të fëmijëve, për vërtetimin e dokumenteve të huaja, për vizat, si dhe për lejen e qëndrimit.
Ekipi i repartit ligjor dhe konsullor i Ministrisë Federale austriake për punë të jashtme (Reparti IV) si dhe të gjithë koleget dhe kolegët në institucionet përfaqësuese austriake jashtë vendit mundohen që pyetjet dhe problemet e shtetasve austriakë shpejt ti zgjedhin.
Për shërbimin e qytetarëve me anë të numrit të telefonit 050 11 50/ lokal 4411 Ministria Federale për punë të jashtme qëndron 24 orë në dispozicion (për personat jashtë vendit duhet të zgjedhin numrin +43 50 11 50/lokal 4411).
Përgjigjet për pyetjet e parashtruara mund ti gjeni nën titullin “Këshilla” .
